Sipas Marcas, ish-ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo do t’i bashkohet klubit të Arabisë Saudite Al Nassr kur tregu i transferimeve të rihapet në janar, transmeton Fol Drejt.
37-vjeçari u lirua kohët e fundit nga Manchester United pas një interviste bombë me Piers Morgan, ku ai lëshoi një varg ofendimesh për Erik ten Hag dhe hierarkinë e Old Trafford.
Në të njëjtën intervistë, Ronaldo deklaroi se ai refuzoi një ofertë masive nga Arabia Saudite verën e kaluar, kur e ardhmja e tij në Teatrin e Ëndrrave dukej do të shkonte mirë. /FolDrejt/