Ministrat e jashtëm të NATO-s riafirmuan angazhimin e tyre sot për t’u mbrojtur nga sulmet e jashtme dhe theksuan forcën e marrëdhënieve midis Amerikës së Veriut dhe Evropës, pas katër vjet dyshimi dhe shqetësimi nga disa aleatë gjatë administrimit të ish-presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Stoltenberg falënderoi presidentin Joe Biden për zotimin për “rinovimin e forcës së aleancës”.
Ministrat, përfshirë sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, gjithashtu u zotuan të respektojnë klauzolën e mbrojtjes kolektive – Nenin 5 të traktatit themelues të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një aleati do të konsiderohej një sulm ndaj të gjithë atyre.
Shefat e diplomacive thanë se NATO po përballej me “kërcënime në rritje dhe konkurrencë sistematike” dhe se “veprimet agresive të Rusisë paraqesin një kërcënim për sigurinë euro-atlantike”.