E martë, 7 Maj, 2024

NDALOHET QYMYRI PËR NGROHJE NË INSTITUCIONET E KOSOVËS

Institucioneve qeveritare, Kuvendit e atyre arsimore nuk do t’u lejohet që këtë vit të përdorin thengjillin për ngrohje.

Në IMAZH të RTK-së, u.d i ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi, tha se sot kanë vendosur që këto institucione të mos mund të përdorin thengjillin, krejt kjo që të mos ndotet ajri sic ka ndodhur dimrin e kaluar.

Lexoni edhe..

Pos kësaj ai tha se as punëtoret e KEK-ut nuk do të mund të marrin thengjillin, pasi që atyre u është rritur paga dhe tash nuk ka përse t’u jepet thengjill. Matoshi, kërkoi nga policia që të respektoj ligjin dhe ti sanksionojë shitësit e thengjillit pasi që kjo gjë është e ndaluar me ligj. Ai po ashtu tha se duhet që të kontrollohen me regorizitet automjetet të cilat potenicalisht mund të jenë ndodtës të mdhenj të ajrit.

Kujtojmë që dimrin e kaluar, Prishtina ka qenë një nga qytetet më të ndotuara në botë.

Të ngjajshme