E diel, 19 Maj, 2024

BRNABIQ PËR KOSOVËN: PO PËRPIQEMI TË MBYLLIM KUTINË E PANDORËS

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot se vendi i saj po përpiqet, përmes dialogut me Prishtinën, të mbyllë kutinë e Pandorës, “e cila u hap me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”.

Në samitin e shtatë BE-Evropa Juglindore, organizuar nga Ekonomisti i Londrës me qendër në Beograd, Brnabiq tha se ishte e habitur që dikush mund ta kundërshtojë marrëveshjen nëse ajo arrihet nga të dyja palët.

Lexoni edhe..

“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit është i vështirë dhe sfidues, dhe jam krenare se si Serbia po sillet në këtë drejtim në lidhje me fleksibilitetin, tolerancën, pavarësisht provokimeve nga Prishtina. Ne po përpiqemi ta zgjidhim këtë çështje duke arritur kompromis”, tha ajo.

Të ngjajshme