Javën e kaluar, Parlamenti Evropian votoi për rregullore më të rrepta në lidhje me efikasitetin e energjisë.
Për shembull, ndërtesat duhet të arrijnë disa klasa të efikasitetit të energjisë në të njëjtën mënyrë si, për shembull, pajisjet e kuzhinës.
Propozimi i Komisionit Evropian synon të harmonizojë sektorin e ndërtimit të BE-së me neutralitetin klimatik. Deri në vitin 2050, të gjitha ndërtesat duhet të jenë pa emetime të dëmshme, deklaroi Komisioni Evropian qëllimin e tij.
Prandaj për ndërtesat e reja duhet të zbatohen sa vijon: ndërtesat e reja publike duhet të jenë të ashtuquajturat ndërtesat me zero emisione nga viti 2027, dhe të gjitha ndërtesat e tjera (private) të reja nga viti 2030, shkruan Fenix Magazine
Sipas Kodit Civil Gjerman (BGB), pronarët realisht mund të rrisin qiranë vjetore me tetë për qind për shkak të “shpenzimeve të bëra për apartamentin”. Si rezultat, pronarët e shtëpive përballen me kosto të larta dhe qiramarrësit gjithashtu preken nga rregulloret e reja.
Kufizimi i kostove shtesë për qiramarrësit
BGB gjithashtu thekson se i ashtuquajturi kufiri i sipërm për rritjen e qirasë është tre euro për metër katror brenda gjashtë viteve. Nëse kostot e modernizimit janë më të larta, ato nuk mund t’i kalojnë qiramarrësit. Nëse qiraja ishte më pak se shtatë euro për metër katror, qiraja mund të rritet vetëm me dy euro.
Ekzistojnë gjithashtu rregullore të shumta që pronarët duhet të kenë parasysh kur rinovojnë ose modernizojnë një ndërtesë banimi. Ndërsa investimet që do ta bënin shtëpinë më të jetueshme (rritja e efikasitetit të energjisë ose reduktimi i konsumit të ujit) lejohen, kjo nuk vlen për rinovimet luksoze.
Gjithashtu, qiramarrësit duhet të njoftohen të paktën tre muaj para fillimit të punimeve të ndërtimit, si dhe rritjes së pritshme të qirasë.
Pronarët mund të kalojnë kostot e rinovimit tek nënqiramarrësit
Presidenti i shoqatës së qiramarrësve në Gjermani, Lukas Siebenkotten, tha për mediat gjermane se në të ardhmen, kostot e larta të modernizimit të detyrueshëm mund të kalojnë tërësisht te qiramarrësit. “Kostot e rinovimeve të shtrenjta përfundimisht mund të përfundojnë tërësisht tek qiramarrësit. Shpenzimet shtesë prej 200 euro janë të mundshme”, tha Siebenkotten.
Mediat gjermane paraqitën disa shembuj të asaj që i pret qiramarrësit në Gjermani:
Rinovimi i një apartamenti 80 metra katror kushton 30 mijë euro.
Tetë për qind (2400 euro) mund t’i transferohen qiramarrësit.
2400 euro të llogaritura për një vit janë rreth 200 euro më shumë qira mujore
Një shembull tjetër nga Stiftung Warentest:
100 mijë euro kushton rinovimi i një pallati prej 1000 metrash katrorë me gjithsej dhjetë apartamente.
Tetë për qind (8000 euro) mund të transferohen përmes qirasë.
Qiraja rritet me tetë euro për metër katror.
Në një apartament në një pallat 100 metra katrorë, qiraja shtesë është 800 euro në vit – që është gati 67 euro në muaj./FolDrejt/