Crystal Palace ka zyrtarizuar trajnerin e ri Roy Hodgson, raporton Fol Drejt.
Lajmin e ka konfirmuar klubi londinez përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Roy Hodgson është emëruar trajner i Crystal Palace deri në fund të sezonit.
Paddy McCarthy do të marrë rolin si ndihmës menaxheri i tij dhe Ray Lewington do të kthehet si trajner i ekipit të parë.
Dean Kiely mbetet në pozicionin e tij si trajner i portierëve.
Mirë se erdhe, Roy.”, shkruan në njoftimin e klubit. /FolDrejt/