Në fshatin Drenovc të Rahovecit është raportuar një rast i cilësuar si “Kanosje dhe armëmbajtje paleje”. Në këtë rast pas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur më parë, i dyshuari ka vendosur një granatë dore në oborrin e tjetrit.
“Fsh. Drenovc, Rahovec 21.02.2022-02:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, i dyshuari mashkull kosovar duke e kanosur me armë zjarri ,në oborrin e tij i ka vendosur një granat dore e cila është sekuestruar ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe një granat e cila ishte në automjetin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje”, ky është raporti i plotë i policisë për këtë rast, përcjell FolDrejt.