Një sulm seksual ka ndodhur në qytetin e Gjakovës me datën 21.02.2022 rreth orës 13:10, ku viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare, ka pranuar trajtim mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton policia, përcjell FolDrejt.