Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se nesër do të ndajë një shpërblim shtetëror për boksieren Donjeta Sadiku.
Ceremonia do të fillojë nga ora 10:15, në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku, transmeton Fol Drejt.
Donjeta Sadikun është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.
Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës. Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media./FolDrejt/