Gjatë stuhisë që zgjati më shumë se dy orë, janë prerë shumë pemë, janë dëmtuar shtëpitë, si dhe ka pasur çrregullime në funksionimin e qarkullimit.
Të paktën pesë njerëz u vranë dhe rreth 900,000 shtëpi në Kanadanë jugore mbetën pa energji elektrike kur një stuhi e fortë goditi provincat e Ontarios dhe Quebec të shtunën, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Katër persona u vranë në Ontario kur pemët ranë mbi ta, ndërsa një grua u vra në Quebec kur një varkë u përmbys në lumin Otava./FolDrejt/