Përdorimi i maskës i cili zbatohet në Spanjë që nga maji i vitit 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19, nga java e ardhshme nuk do të jetë më i detyrueshëm përveç spitaleve, qendrave shëndetësore dhe farmacive.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me një vendim që do të merret në Këshillin e Ministrave më 7 shkurt nuk do të jetë më i detyrueshëm përdorimi i maskave i cili ende është i vlefshëm në mjetet e transportit publik, tek okulisti, stomatologët dhe specialistët ortopedë në kuadër të masave kundër COVID-19, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ministria njoftoi se përdorimi i maskave do të vazhdojë të jetë i detyrueshëm në spitale, qendra shëndetësore dhe farmaci dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në shtëpitë e të moshuarve vetëm në ndërhyrjen e infermierëve tek të moshuarit ose nëse vijnë vizitorë nga jashtë.
Sipas të dhënave zyrtare që nga fillimi i pandemisë së COVID-19 në Spanjë janë identifikuar rreth 14 milionë raste ndërsa 118 mijë persona kanë humbur jetën./FolDrejt/