Një grua pësoi lëndime të rënda trupore pas goditjes nga një veturë, gjatë ditës së djeshme.
Rasti u raportua në Sllatinë të Poshtme të Vitisë, rreth orës 17:50, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën, femër kosovare e cila ishte duke e kaluar rrugën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes,. Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/