Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në kryeqytet.
Ato u raportuan gjatë ditës së djeshme, njofton policia në raportin 24 orësh, përcjell Fol Drejt.
“Prishtinë 03.04.2023 – 08:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 03.04.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hajvali 03.04.2023 – 19:05. Raportohet se janë shoqëruar ne stacion viktima femer kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar pasi qe te njëjtit kishin mosmarrëveshje në mes tyre. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK./FolDrejt/