Ndonëse sebumi në vetvete nuk është i keq sepse e mban skalpin e kokës të shëndetshëm dhe parandalon që flokët tanë të bëhen të brishtë dhe të tharë, nëse e kemi shumë mund të sjellë probleme të ndryshme.
Më shpesh, njerëzit ankohen për thinjjen e shpejtë të flokëve, kruajtjen dhe shfaqjen e zbokthit. Siç shpjegojnë parukierët, një arsye e pazakontë është shpesh ndër shkaqet kryesore të yndyrës së flokëve dhe nuk ka të bëjë fare me larjen, përcjell Fol Drejt.
Bëhet fjalë për stresin. Ashtu si stresi mund të shfaqet në fytyrat tona me shfaqjen e puçrrave, akneve, rrathëve të errët ose skuqjes, mund të shfaqet edhe në skalpin tonë.
Ekspertët thonë se kjo është për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve që mund të çojnë në rritjen e prodhimit të vajit në lëkurën e kokës, ose sebumit. Pra, nëse flokët tanë janë më të yndyrshëm se zakonisht, mund të jetë një shenjë se duhet të ngadalësojmë pak.
Arsyet e tjera pse flokët yndyrosen më shpejt përfshijnë larjen shumë shpesh ose jo tërësisht, përdorimin e produkteve të gabuara të kujdesit, prekjen e shpeshtë të flokëve, mungesën e vitaminave B dhe ndryshimet e papritura hormonale si menopauza ose shtatzënia./FolDrejt/