Në një postim në Twitter, presidentja Osmani shkruan se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira.
“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese. Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka thënë Osmani.