Turqia po përballet me zjarre të mëdha, e cila kanë shkaktuar vdekjen e tre personave, lëndimin e qindrave njerëzve dhe dëme të mëdha materiale.
Megjithëse presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka në dispozicion dy aeroplanë për udhëtimet e tija, shteti nuk ka asnjë aeroplan në dispozicion për të shuar zjarret.
Ministri i Pyjeve, Bekir Pakdemirli tha se Turqia aktualisht nuk ka aeroplanë zjarrfikës në inventarin e saj, por ata planifikojnë të përfundojnë blerjen e aeroplanëve këtë vit, raporton dw.
Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Bekir Pakdemirli tha se nuk ka aeroplanë zjarrfikës dhe helikopter në inventarin e ministrisë, por se blerja e tyre do të përfundojë këtë vit me udhëzimin e presidentit.
Pakdemirli tha “Ne po bëjmë blerje me sistemin e tenderit, kështu që ne nuk kemi një aeroplan zjarrfikës në inventarin tonë, ne nuk kemi një helikopter zjarrfikës në inventarin tonë”.