E premte, 26 Prill, 2024

Osmani pritet nga Perandori i Japonisë, Naruhito

Lexoni edhe..

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ceremonisë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020, së bashku me liderë të tjerë botërorë është pritur nga Perandori i Japonisë, Naruhito.

Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet, transmeton Telegrafi, përcjell FolDrejt.com.

Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-ve, Jill Biden si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.

 

 

Të ngjajshme