Ulen pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Raporti i fundit i këtij institucioni parashikon që niveli i rritjes ekonomike të jetë vetëm 3% ndërsa në prill parashikimi për këtë vit ishte 3.7%.
FMN është institucioni i dytë ndërkombëtar financiar që ul parashikimin për ekonominë shqiptare.
Vetëm pak ditë më parë Banka Botërore vlerësoi që ekonomia shqiptare nuk do të ketë rritje më të madhe se 2.9%.Por pavarësisht kësaj Fondi Monetar Ndërkombëtar është më optimist se Banka Botërore pasi për dy vitet në vijim pret që ekonomia shqiptare të performojë në nivelin e viti të kaluar duke kapur nivelin e 3%.
Mungesa e reshjeve ka ndikuar direkt në prodhimin e enrgjisë elektrike dhe vlerësohet si një shkaqet kryesore të uljes së nivelit të rritjes së ekonomisë në Shqipëri.
Një tjetër arsye e ngadalësimit të motorëve ekonomikë janë edhe përfundimi i investimeve të mëdha që japin kontribut ,përmendim këtu gazsjellësin TAP.
Sipas INSTAT në tremujorin e dytë rritja ekonomike ka qenë vetëm 2.31% ndërsa si 6 mujor llogaritet të jetë 2.36% ose sa gjysma e vitit të kaluar e cila ishte më e larta e dekadës së fundit me 4.06% .