Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, në bazë të autorizimeve dhe kompetencave dhe në bashkëpunim të plotë me Drejtorin e Shitjes, Demir Limaj kanë marrë disa vendime për ndryshime në këtë departament.
E gjithë kjo me qëllim primar ngritjen e performancës financiare të korporatës. Në Departamentin e Shitjes kemi pasur mosrealizim të objektivave, rritje të borgjeve dhe humbje të konsumatorëve dhe duke u bazuar në këtë janë bërë këto ndryshime. Me këtë rast janë liruar nga detyra dy zëvendës drejtor të këtij departamenti.
Në anën tjetër ka kohë që Drejtori i Shitjes, Demir Limaj për shkak të angazhimit të tij si profesor i rregullt në Universitetin e Prizrenit ka bërë kërkesë tek kryeshefi që të lirohet nga kjo detyrë por për shkak të angazhimit të tij në korporatë dhe profesionalizmit të lartë të tij kërkesa në fjalë iu ka refuzuar, vendimin për angazhimin e mëtutjeshëm të z.Limaj në Telekom do ta merr bashkërisht dhe në konsultim me të kryeshefi i Telekomit z.Istrefi.
Gjitha këto ndryshime kanë vetëm një qëllim rritjen e performancës financiare të korporatës, ruajtjen dhe rritjen e numrit të konsumatorëve.