Duket se vala e dytë e Kovid19 ka shpërthyer në Gjermani dhe ekspertët një pjesë të fajit ia vendosin edhe personave të kthyer nga pushimet jashtë shtetit. Për këtë ministria e shëndetësisë gjermane ka vendosur masa të reja, mes të tjerash test të detyrueshëm për të rikthyerit nga zonat e rrezikshme. Ky ligj pritet të futet në fuqi nga java e ardhshme.
“Ne duhet të shmangim, që udhëtarët e rikthyer të shpërndajnë infeksionin në mënyrë të pakontrolluar,” thanë nga ministria gjermane, informon foldrejt.com.
Testet do jenë papagesë, për shkak se tashmë kjo është e detyrueshme dhe ajo do mund të kryhet në aeroportet e Gjermanisë.
Si vende me rrezikshmëri të lartë janë Rusia, SHBA-ja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Izraeli, Turqia dhe Luksemburgu është i vetmi vend i BE në listë.
Si vende të rrezikshme vlejnë shtetet të cilat në shtatë ditët e fundit kanë më shumë se 50 të infektuar të ri në 100 mijë banorë. Ky është njëri kriterium, andaj pë çdo javë lista e këtyre vendeve mund të ndryshojë./Foldrejt.com