Çmimi i arit dhe aksionet janë në pikat më të larta. Që të dyja t’u rritet vlera është e rallë, dhe një shenjë se diçka në këtë kohë nuk është normale, shkruan SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Në natën e së hënës nuk reshtën telefonatat në bursën e Londrës, ku çmimi i floririt arriti shifrën rekord prej 1945 dollarësh, plot 20 dollarë më shumë sesa shtatori i 2011.
Një dinamikë të tillë nuk është parë prej kohësh.
Në fakt ari dhe akcionet janë në proporcion të zhdrejtë, pasi kur rritet çmimi i arit, atëherë zvogëlohen kurset e akcioneve – dhe e kundërta./Foldrejt.com