I ashtuquajturi, drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq tha sot se në zonën e komunës së Rashkës, njësiti antiterrorist i xhandarmërisë serbe arrestoi tre anëtarë të policisë speciale të Kosovës.
Petkoviq, tre zyrtarët policorë të Kosovës i identifikoi përmes inicialeve R.Z B.S dhe M.SH, e që sipas tij “ishin të armatosur deri në dhëmbë”.
Sipas Petkoviq, arrestimi u krye rreth orës 12:38.
“Dua të theksoj se pjesëtarët e policisë sonë nuk kanë shkelur në territorin e Kosovës dhe nuk kanë shkelur as rezolutën 1244 dhe as marrëveshjen teknike sepse nuk kanë kaluar vijën administrative”, tha Petkoviq në konferencën e jashtëzakonshme për media./FolDrejt/