Presidenti i Kazakistanit, Kassim Jomart Tokayev, tha sot se është koha për një kërkim kolektiv për paqen në Ukrainë.
“Ne nuk duhet të lejojmë që populli vëllazëror rus dhe ukrainas të ndahen përgjithmonë me keqkuptime të pazgjidhura”, tha Tokaev.
“Sa i përket Ukrainës, besoj se ka ardhur koha për një kërkim të përbashkët kolektiv për një formulë paqeje. Çdo luftë përfundon me negociatat e paqes,” tha Tokayev pas samitit të Organizatës gjashtëanëtare të Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në Jerevan, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.