Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca u pritën në Dubovik nga zv.kryeministrja dhe njëherit ministrja e Jashtme, Donika Gëravalla, e bija e Jusuf Gërvallës, në përvjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.
Osmani ngriti lart këta tre emra, duke thënë se liria mban emrat e tyre dhe se emrat e tyre janë skalitur jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut.
“Jusufi ishte jo vetëm një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë sonë! Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët”, ka shtuar tutje presidentja./FolDrejt/