Gjersa ende nuk është bërë ekzekutimi i pagave për sektorin e arsimit, një reagim ka ardhur edhe ngë Këshilli i Prindërve të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, ky Këshill ka shprehur pakënaqësinë lidhur me mosdhënien e pagave për mësimdhënësit nga qeveria, transmeton Fol Drejt.
“Për shumicën e prindërve të Kosovës, mosdhënia e pagave nga Qeveria e Kosovës vetëm mësimdhënësve grevistë (ndërsa të punësuarit grevist në sektorët e tjerë janë paguar) është vendim i kontestueshëm ligjërisht, i padrejtë dhe i dëmshëm në shumë dimensione.”, kanë thënë ata.
Tutje, sipas tyre përderisa edhe greva e mësimdhënësve ishte një akt i paarsyeshëm, veprimi i Qeverisë për mosdhënie të pagave është përgjigjja më e padëshiruar edhe nga prindërit.
Ata madje kanë thënë se pa paga për mësimdhënësit, s’ka kuptim as kalendari i ri shkollor, e aq më pak kompensimi i orëve të humbura./FolDrejt/
Postimi i plotë: