Qytetarët që protestuan kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kirgistan, liruan nga burgu që pushtuan ish-presidentin Almazbek Atambayev, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit të cilët pushtuan presidencën dhe parlamentin pas mesnatës, u drejtuan më pas në drejtim të burgut në Komitetin Shtetëror të Sigurisë Kombëtare në të cilën qëndronte Atambayev, në një distancë të afërt me presidencën.
Pas përleshjeve që ndodhën para Komitetit Shtetëror të Sigurisë Kombëtare dhe pas thyerjes së dyerve protestuesit hynë brenda ndërtesës. Ndërsa më pas zyrtarët nxorrën dhe ia dorëzuan Atambayev-in mbështetësve të tij.
Atambayev i shoqëruar nga turma e njerëzve hipi në një automjet dhe pritet që të mbajë një fjalim para mijëra mbështetësve të tij që e presin në sheshin Ala Too.
Presidenca dhe parlamenti në Kirgistan u pushtuan pas protestave që mbajtën 12 parti që nuk ishin të kënaqura nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën më 4 tetor në vend.
Në protestat e zhvilluara thuhet se janë plagosur mbi 100 policë dhe protestues si pasojë e ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe bomba zhurmuese.
Gjatë këtyre ngjarjeve, ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nga presidenti Sooronbay Ceenbekov, kryeministri Kubatbek Boronov dhe kryetari i parlamentit, Dastanbek Cumabekov.