Ka një arsye pse njerëzit e moshuar zgjohen herët, kjo është pjesë e procesit natyror të plakjes.
Ndërsa plakemi, trupi ynë ndryshon brenda dhe jashtë, gjë që është shkaku kryesor i ndryshimeve në zakonet e gjumit që vijnë më vonë në jetë, përcjell Fol Drejt.
Zgjimi herët si pjesë e procesit natyror të plakjes
Së bashku me ndryshimet në shëndetin fizik dhe mendor, truri bëhet më pak i ndjeshëm ndërsa plakemi. Kjo është arsyeja pse të moshuarit lodhen para fëmijëve ose nipërve të tyre, por zgjohen plotësisht të pushuar më herët se të tjerët.
Edhe drita ka rolin e saj
“Një nga shkaqet e zgjimit më herët duket se është se ndryshimet në shikim që vijnë me moshën zvogëlojnë intensitetin e stimulimit të dritës që merr truri ynë”, thotë Cindy Lustig, profesoreshë psikologjie në Universitetin e Miçiganit.
Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit me katarakt, një gjendje e zakonshme që prek më shumë se 50 për qind të njerëzve mbi 80 vjeç, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA. Katarakti shkakton shikim të paqartë, imazhe të dyfishta dhe probleme të tjera të shikimit.
Pse është e rëndësishme? Për shkak se më pak dritë hyn në sy për shkak të problemeve të shikimit të shkaktuara nga katarakti, trupi fillon të çlirojë melatoninën (hormonin e gjumit) më herët se sa duhet.
Tek të rinjtë, nivelet e melatoninës fillojnë të rriten pas perëndimit të diellit. Truri i njerëzve me katarakt mendon se perëndimi i diellit ka qenë më herët, gjë që i bën ata të lodhur para mbrëmjes. Dhe të shkosh në shtrat më herët do të thotë të zgjohesh më herët.
Si të bëni gjumë më të mirë në pleqëri?
Nëse e njihni veten në sa më sipër dhe dëshironi të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës, Lastig ka disa këshilla.
Së pari, ekspozoni veten në dritë të ndritshme në mbrëmje vonë. Kjo mund të nënkuptojë të bëni një shëtitje para perëndimit të diellit, të lexoni një libër në një ekran të ndritshëm tableti ose të shikoni TV me një ekran të ndritshëm.
“Dritat e ndritshme mund t’i ‘tregojnë’ trurit se dielli nuk ka perënduar ende, gjë që do të ndalojë prodhimin e melatoninës”. “Për të ndihmuar veten dhe për të qëndruar zgjuar edhe pak më gjatë, provoni t’i bëni këto gjëra 30 deri në 60 minuta para perëndimit të diellit”, sugjeron ajo.
Për të pasur një gjumë më të mirë gjatë natës, mund të provoni edhe të ushtroheni.
Në përgjithësi, ndryshimet në modelet e gjumit janë pjesë e jetës. Edhe pse disa nga këta faktorë janë jashtë kontrollit tuaj, ju mund t’i kundërshtoni me zakone të shëndetshme për të pushuar sa më mirë./FolDrejt/