Paris Saint-Germain është gati të ofrojë më shumë se Bayern Munich për Harry Kane, për sa kohë që ata mund të binden se sulmuesi është i gatshëm të transferohet në Francë, sipas The Times.
Tottenham dëshiron të paktën 100 milionë funte për reprezentuesin anglez, dhe PSG janë të gatshëm ta sjellin atë pavarësisht nëse Kylian Mbappe do të qëndrojë në klub apo jo./FolDrejt/