Një veturë është përfshirë nga flakët në fshatin Sharban të Prishtinës.
Sipas raportimeve të klankosovës nga pamje të dërguara prej lexuesve të saj, personat që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar, ndërkaq vetura është djegur e tëra.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të kësaj vetura, transmeton Fol Drejt.
Derisa, në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar.