Sulmuesi i PSG-së, Neymar mund të jetë jashtë fushës për pjesën tjetër të sezonit.
PSG ka lëshuar një deklaratë zyrtare për gjendjen e lëndimit të Neymar. Klubi njoftoi se atij do t’i duhen deri në katër muaj për t’u rikuperuar nga operacioni në kyçin e këmbës.
Për brazilianin do të nënkuptonte fundin e sezonit në kampionatin francez, por ka mundësi që të rikthehet në finalen e Champions Leagues më 10 qershor, nëse PSG kualifikohet në finale.
Kujtojmë se Neymar u dëmtua më 19 shkurt në një ndeshje me Lille.Në komunikatën e PSG-së thuhet se Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni, i cili do të bëhet në Doha, pas së cilës pritet të ketë një rikuperim më të gjatë, transmeton Fol Drejt.