Me fillimin e muajit të Ramazanit studentët që banojnë në konvikte e që e agjerojnë Ramazanin kanë shprehur shqetësimin e tyre pasi në kohën e syfyrit Mensa e Studentëve është e mbyllur dhe përgatitja e ushqimit nëpër dhoma është thuajse e pamundur për ta për shkak të kushteve financiare dhe çmimit të ushqimit jashtë që është shumë i shtrenjtë.
Dhomat e konvikteve nuk kanë kuzhinë dhe mjete të tjera të nevojshme për të bërë ushqim, ndërsa në restorante e fast food-e çmimi është mjaft i lartë, madje i papërballueshëm për kushtet e një studenti mesatar.
Për këtë aktivisti dhe Kryetari i Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik, Eduart Sopaj, ka bërë kërkesë tek Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” që të na ndihmojë në rastin e studentëve.
Shoqata Humanitare e cila udhëhiqet nga Halil Kastrati ka shprehur gatishmërinë për të siguruar ushqimin në kohë të syfyrit për studentët.
Numri i studentëve të cilët kanë kërkuar ushqim për syfyr ishte i madh, ku janë regjistruar mbi 1500 studentë, numër të cilin e ka pranuar Shoqata.
Por, studentët dhe vetë Shoqata Humanitare kanë hasur në probleme pasiqë menaxhmenti i Qendrës Studentore nuk po i lejon t’i shpërndajnë ushqimet brenda oborrit të konvikteve. Për këtë shumë studentë kanë paralajmëruar edhe protesta të mundshme pasi sipas tyre po shkelet një e drejtë themelore e studentëve siç është ushqimi./FolDrejt/
Ky është postimi i plotë i aktivistit dhe Kryetarit të Këshillit të Studentëve në Fakultetin Filozofik, Eduart Sopaj, publikuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook: