Një grua braziliane që jeton në zonën Adapazarı në Sakarya të Turqisë, pranoi fenë islame dhe vendosi emrin “Ayşe”.
Fabyola Borges De Freitas, e cila banon në Adapazarı vendosi të bëhet muslimane pas kërkimeve lidhur me Islamin.
Zëvendës myftiu i rajonit, Mustafa Nurgün, organizoi një ceremoni konvertimi për Freitas e cila më parë kishte aplikuar në Myftininë e zonës.
Freitas shqiptoi shehadetin dhe u bë muslimane në prani të dëshmitarëve pasi mori njohuri lidhur me fenë islame.
Gruaja braziliane Freitas vendosi emrin “Ayşe” dhe deklaroi se “Në prani të Allahut zgjodha Islamin duke hulumtuar, me dëshirë, me dashuri dhe pa qenë nën asnjë presion”.
Zv.myftiu Nurgün më pas i dhuroi Freitas një Kuran, një libër ilmihal (për njohuri bazike të islamit) dhe dokumentin e konvertimit.