Një shpërthim që goditi Stambollin ka lënë të paktën katër persona të vdekur dhe 38 të tjerë të plagosur, sipas guvernatorit të qytetit, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Shpërthimi – shkaku i të cilit nuk dihej – ndodhi në orën 16:20 me orën lokale (13:20 GMT), shtoi guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya në një postim në Twitter./FolDrejt/