Nëpërmjet një komunikate për media nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), kanë njoftuar për gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të mëdha të borës gjatë orëve të fundit.
“Sipas informacioneve nga terreni nga menaxheret e mirëmbajtjes së rrugëve, gjendja e rrugëve në vendin tonë është e mirë, të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për komunikacionin e automjeteve” – thuhet ndër të tjera në komunikatë, transmeton Fol Drejt.
“Pas reshjeve të borës kompanitë e kontraktuara nga ana e MMPHI-së, kanë intervenuar me pastrim të borës dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese për shkak të sigurisë në komunikacion gjatë tërë kohës.
Edhe në viset malore ku ka pasur reshje më të mëdha të borës rrugët janë të kalueshme” – thuhet më tej në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se kompanitë gjatë tërë kohës do të punojnë në pastrimin e rrugëve për qarkullim sa më të sigurtë të automjeteve.
“Kërkojmë nga ana e vozitësve që të ketë një kujdes më të shtuar gjatë vozitjes” – thuhet në fund të komunikatës të lëshuar nga Divizioni për Komunikim i kësaj ministrie./FolDrejt/