Ushtria ruse prishi planet për një ofensivë nga forcat e armatosura të Ukrainës në rajonin e Zaporozhye, tha sot anëtari i këshillit kryesor të rajonit të Zaporozhye, Vladimir Rogov.
“Falë veprimeve tona parandaluese, planet e armikut për të kryer një ofensivë të gjerë në pjesën e çliruar të rajonit të Zaporozhye për të arritur në bregun e Detit Azov u penguan”, tha Rogov për RIA Novosti, përcjell Fol Drejt.
Sipas tij, tani forcat ukrainase janë të detyruara të tërheqin trupat rezervë, përfshirë edhe nga drejtimi i Donjeckut, për të mbajtur vijën e frontit./FolDrejt/