Një person ka vdekur dhe shtatë janë zhdukur në Kinën qendrore pas një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e dendur dhe përmbytjet, ndërsa pjesa më e madhe e vendit është prekur nga temperatura jashtëzakonisht të larta, njoftuan sot autoritetet.
Gjashtë persona u shpëtuan nga rrënojat në një kantier ndërtimi autostrade në provincën qendrore të Hubeit, ku aksidenti ndodhi të shtunën, raporton Reuters.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të zonës me shpresën për të gjetur më shumë të mbijetuar./FolDrejt/