Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar vendimin e SHBA-së për të furnizuar Ukrainën me municione thërrmuese, raporton Al Jazeera.
Zakharova tha në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë se bombat thërrmuese janë një tjetër hap që synon të zgjasë luftën pa marrë parasysh koston e jetëve të civilëve.
“Ne po flasim për një përpjekje cinike për të zgjatur agoninë e autoriteteve aktuale të Ukrainës, pavarësisht nga viktimat civile. Uashingtoni e di mirë se “premtimet” e ukronazëve për t’i përdorur këto armë të veprimeve pa dallim “me kujdes dhe përgjegjësi” janë të pavlera. Civilët do të jenë nën sulm”, paralajmëroi ajo./FolDrejt/