Rrëshqitjet e dheut si pasojë e shirave të fuqishëm kanë mbytur të paktën 47 persona në Indinë perëndimore, thanë zyrtarët të premten.
Më shumë se 1 mijë persona që kishin mbetur të bllokuar nga vërshimet janë shpëtuar.
Viktimat e rrëshqitjeve të dheut ishin nga tre lokacione në distriktin e Raigadit në shtetin perëndimor Maharashtra.
Shumica e atyre që janë shpëtuar, ishin bllokuar mbi çati ose edhe mbi autobusë nëpër autostrada.
Zyrtari i qeverisë, Safar Pathak, shtoi se përveç 47 të vdekurve, më shumë se 30 persona janë të zhdukur pas rrëshqitjeve të dheut.