Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) njoftoi sot se parandaloi një sulm terrorist nga forcat speciale ukrainase në Korridorin Jugor të Gazit (Rrjedha Turke) dhe u arrestuan shtetas të Federatës Ruse që ishin të përfshirë në përgatitjen e terrorizmit.
Qendra për Marrëdhëniet me Publikun e FSB në Rusi ia zbuloi këtë informacion agjencisë TASS.
“FSB parandaloi një përpjekje të forcave speciale ukrainase për të kryer sabotim dhe një akt terrorist në Korridorin Jugor të Gazit, përmes të cilit gazi dërgohet në Turqi dhe Evropë”, tha Qendra FSB, transmeton Fol Drejt.