Kremlini ka vazhduar kërcënimet e tij lidhur me sugjerimet për ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Siç është raportuar sot, duket se ka indikacione në rritje se tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman do të transferohen në Kiev.
Por, i pyetur për këtë çështje në konferencën e tij të përditshme të lajmeve këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ndarja në Evropë mbi dërgimin e tankeve tregoi se kishte një “nervozim” në rritje brenda aleancës ushtarake të NATO-s.
“Por sigurisht që të gjitha vendet që marrin pjesë, drejtpërdrejt ose indirekt, në pompimin e armëve në Ukrainë dhe në ngritjen e nivelit të saj teknologjik mbajnë përgjegjësi (për vazhdimin e konfliktit)”, tha ai.
“Gjëja kryesore është se është populli ukrainas ai që do të paguajë çmimin për gjithë këtë pseudo-mbështetje,” tha ai./FolDrejt/