Partia Socialdemokrate e Austrisë bëri të ditur se kryetar i ri i kësaj partie është Andreas Babler, kryetari i qytetit të Traiskirchen në lindje të këtij vendi, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
Zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë i ka paraprirë një lloj drame, duke qenë se paraprakisht ishte paralajmëruar se kryetar i ri do të ishte Hans Peter Doskozil, i cili u deklarua se kishte fituar 52.7 për qind të votave.
Megjithatë, kreu i komisionit zgjedhor brendapartiak ka bërë të ditur se ka pasur një gabim teknik dhe se presidenti i ri është në fakt Babler.
“Ndodhi një gabim gjatë transferimit të të dhënave në një tabelë Excel. Listat nga kutitë e votimit u kombinuan dhe u futën në sistem. Megjithatë, rezultati ishte i kundërt në krahasim me informacionin e parë të publikuar”, tha presidentja e komisionit Michaela Grubes.
Babler përfaqëson një person që është në SDP që nga viti 1989 dhe ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar partie në mars të këtij viti, gjë që ishte një surprizë për shumëkënd.
Presidentin e ri e presin reforma të shumta dhe probleme të brendshme partiake, duke qenë se partia nuk po shkëlqen në nivelin federal të qeverisjes dhe se po përballet me një sërë problemesh që kanë të bëjnë kryesisht me një lloj tjetërsimi nga votuesit dhe simpatizantët e idesë socialdemokrate. /FolDrejt/