Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR-it të lënduar gjatë trazirave në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës janë transferuar në Itali, njoftoi sot KFOR-i.
Përveç 11 ushtarëve italianë, të cilët u plagosën në Zveçan më 29 maj, drejt Italisë kanë udhëtuar edhe tetë pjesëtarë të atij misioni, të cilët ishin vendosur në Pejë për shkak të lëndimeve të lehta.
Sipas njoftimit, 15 nga 19 ushtarët italianë të plagosur janë kthyer në Itali dhe do të marrin trajtimin e mëtejshëm mjekësor në spitalin ushtarak “Celio”./FolDrejt/