Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit, tha se kishte në plan të bisedonte me homologun e tij rus, Valery Gerasimov, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Thirrja do të bëhej pasi një avion rus u përplas me një dron mbikëqyrës amerikan duke shkaktuar rrëzimin e tij.
Milley tha se kishte ende pyetje nëse Rusia synonte të rrëzonte dronin, edhe pse momentet që çuan në rrëzimin e tij ishin “të qëllimshme”, tha Milley.
“Ne e dimë se përgjimi ka qenë i qëllimshëm. Ne e dimë se sjellja agresive ishte e qëllimshme”, tha Milley.
Megjithatë, nëse vetë përplasja ishte e qëllimshme ishte ende e paqartë, u tha ai gazetarëve në një konferencë.