Presidenti kolumbian Gustavo Petro, ka deklaruar se SHBA-ja i ka kthyer të gjitha ekonomitë botërore “përmbys”, si dhe ka paralajmëruar për një krizë ekonomike globale që po afrohet.
Në një ngjarje në rajonin veriperëndimor Antioquia, presidenti kolumbian tha se të gjitha valutat, përfshirë peson kolumbiane, janë zhvlerësuar për shkak të veprimeve dhe politikave të SHBA-së, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Arkat e vendeve të Amerikës Latine janë duke u zbrazur. Amerika Latine po plaçkitet”, tha ai.
Petro theksoi se SHBA-ja ka aftësinë të “shkatërrojë ekonomitë e Amerikës Latine, por edhe t’i ndihmojë ato”.
“SHBA-ja po i kthen përmbys ekonomitë në mbarë botë. Ata janë të interesuar të mbrojnë vetëm veten pa marrë parasysh se si masat e tyre ndikojnë tek të tjerët”, shtoi ai.
Petro gjithashtu kritikoi SHBA-në për keqtrajtimin e emigrantëve të parregullt që rrezikojnë jetën e tyre në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të Amerikës Latine që të punojnë së bashku për të përmirësuar kushtet e tyre dhe për të siguruar prosperitet për popullin e tyre./FolDrejt/