Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 522.872, prej të cilëve 2.585 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 28.895.694, me 67.382 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Në SHBA deri më tani janë vaksinuar mbi 78,6 milionë persona.
Sipas të dhënave të Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në SHBA më shumë se 55,54 milion njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës COVID-19 dhe më shumë se 28,7 milionë kanë pranuar edhe dozën e dytë.