Ish-sekretari i ministrisë së Shëndetësisë, infektologu Ilir Tolajt,thotë se prioriteti kryesor i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë menaxhimi i pandemisë.
Sipas tij, ndonëse grumbullimi i problemeve është aq i madh saqë ndonjëherë disa prej problemeve mbesin në planin e dytë.
“Çdo ditë vonese është vonesë e veprimeve aktive që duhet të bëhen edhe për pandeminë, por në përgjithësi edhe për sistemin shëndetësor dhe shoqërinë në tërësi. Sipas deklarimeve të tyre pritet që të jenë më proaktiv. Mendoj duhet me qenë edhe realist që grumbullimi i problemeve është aq i madh saqë ndonjëherë disa prej problemeve ose disa prej çështjeve mbesin në planin e dytë, por mendoj që pandemia është prioritet jo vetëm për Kosovën, por edhe krejt rajonin andaj besoj që edhe për këtë Qeveri do të jetë prioritet”, tha ai