Në tregun e zi ‘online’, shiten vaksinat anti-Covid dhe me një çmim shumë të lartë. Ku një dozë mund të kushtojë deri në 1,200 dollarë.
Analistët vëzhguan 15 tregje të ndryshme në tregun e zi të internetit, duke parë se tregtohen edhe doza të Pfizer-BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna si dhe vaksinat e tjera jo të certifikuara anti-Covid.
Shumica e shitësve janë në Francë, Gjermani, Britani dhe SHBA, një problem që po hetohet edhe nga autoritetet për shkak të rreziqeve që mbart, nga mungesa e sigurisë në lidhje me vaksinat që tregtohen.
Marrëveshjet e blerjes bëhen përmes aplikacioneve të koduara të mesazheve të tilla si Wickr dhe Telegram, ndërsa pagesat kërkohen në formën e kriptomonedhës dhe kryesisht “bitcoin”.
Shumica e shitësve të paligjshëm, kanë bërë rreth 100-500 transaksione shitjeje, “por nuk është e qartë se çfarë po blejnë me të vërtetë përdoruesit e Darknet. Është e pamundur të thuash se sa nga dozat e vaksinave të tregtuara në internet janë reale dhe sa reklama janë në të vërtetë një mashtrim”, – komentojnë analistët e kompanisë së sigurisë së informacionit.