Pas lojës me barcoleta, ku tashmë është shpërblyer fituesi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar sfidën e re për banorët e kryeqytetit.
Ahmeti ka bërë të ditur në Facebook se gara e radhës është këndimi i një kënge.
“Pasi fituesi i vicit/fores/barcoletës më të mirë e hongër dje iftarin e shtruar nga komuna 🙂 (ju past bo mirë), fillojmë me garën tjetër. This is beautiful! Coveri më i mirë”, ka shkruar Ahmeti.
E krejt këto gara po organizohen në grupin“#Rrinshpi me neve” në Facebook.
Në garën me barcoleta, personi që ka marrë më shumë pëlqime në videon e tij është shpërblyer me një darkë në shtëpinë e tij nga Komuna e Prishtinës.