E premte, 26 Prill, 2024

Shqiptarët si emigrantë në Angli, Rama tregon për telefonatën me kryeministrin Sunak: Do vijë në Tiranë

Lexoni edhe..

Shqiparët si emigrantë në Britaninë e Madhe, janë kthyer në një problem.

Ndaj edhe këtë javë, kryeminsitri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. “Kryeminstri britanik më ka shprehur keqardhje, për atë që ka ndodhur në raport me shqiptarët”, tha Edi Rama gjatë konferencës LIVE në facebook me gazetarët.

Kryeministri njofton se do të ketë një shkëmbim vizitash. “Nuk ka pasur asnjë vizitë zyrtare nga ana e një kryeministri shqiptar në Downing Street. Me sa mbaj mend unë është hera e parë”, shprehet kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama e ka përsëritur thirrjen ndaj shqiptarëve për mos ta vënë jetën në rrezik e shkuar me gomone në Angli. Pala angleze pretendon se deri më tani këtë vit kanë mbërritur 12.000 të cilët kaluan kanalin anglez me gomone që përbëjnë 30% të totalit të atyre që kanë mbërritur me gomone gjatë janar-nëntor 2022, shkruan Tirananews, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme