Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët i shoqëruar me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore.
Temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius, përcjell Fol Drejt.
Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes./FolDrejt/